Hoxhaj kritikon Konventën e PDK-së
Enver Hoxhaj, kandidati për kryetar të PDK-së, ka thënë se Konventa për votimin e të parit të kësaj partie politike nuk është serioze.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ky proces do të duhej të organizohej më mirë.
“Mendoj që procesi nuk është fare serioz dhe nuk ka proces as politik, as demokratik. Do të thotë, Konventa, në formën se si është menduar të mbahet, është një improvizim; është një skemë, është një intrigë politike.”
“Në fakt, tregon që ish-kryetari i PDK-së do të duhej ta përgatiste procesin, ta zhvillonte debatin politik dhe të merreshin vendimet se kur mund të mbahet Konventa e PDK-së. A ka kandidat të tjerë që mund të garojnë?”, ka thënë Hoxhaj.

