Hoxhaj: Mbrëmë jam takuar me Bedri Hamzën, nuk kemi asnjë keqkuptim, jemi miq
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për ish-krerët e këtij subjekti që po gjykohen në Hagë. Hoxhaj në fjalën e tij para delegatëve ka thënë se i lutet Zotit që ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të kthehen në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se do të preferonte që në vend të shqetësimeve që kanë nga procesi në Hagë, t’i kenë shqëtsimet e garës politike dhe lidershipit.
Më pas, ai ka thënë se do të donte që Konventa të shtyhej për një javë.
“Nuk po e thëm me inati. Kam menduar që është shumë e rëndësishme që me të gjithë juve në sallë të bisedojmë për platformën, ekipin me gjithë juve në sallë ta kemi një ballafaqim idesh brenda një jave dhe pastaj ta mbajmë konventën”, ka thënë Hoxhaj.
Më tutje, ai ka thënë se mbrëmë është takuar me Bedri Hamzën dhe se janë miq dhe nuk e kanë asnjë keqkuptim./IndeksOnline/

