Hoxhaj me gastronomët: Plani jonë për Rimëkëmbje, mbështetje për biznese dhe punëtorë që kanë humbur punën gjatë pandemisë

PDK-ja me këtë plan do të kujdeset për bizneset dhe punëtorët që kanë humbur punën gjatë pandemisë.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gastronomia është një prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga Covidi-19.
“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, ua shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se zotohet që me Planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojnë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalin nga kjo situatë edhe më të fortë, duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore përkatëse.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Gastronomia është një prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga Covidi-19. Mjerisht, kjo kategori nuk është ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë.
Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, ua shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.
Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me Planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore. #Rimëkëmbje