12:59 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Hoxhaj merr dozën e dytë, ka një ftesë për mësimdhënësit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se është vaksinuar me dozën e dytë, transmeton “Indeksonline”.

Ai ka thënë se vaksinimi është bërë obligim i secilit prej nesh.

Poashtu ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

E mora dozën e dytë të vaksinës! Vaksinimi tashmë është bërë obligim i secilit prej nesh. Po afrohet 1 Shtatori. Ftoj të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen! Është në interes të tyre, të nxënësve, studentëve e familjeve të tyre!

Të mbrojmë së bashku njëri – tjetrin!