75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 27 Janar 2025 / LB

Hoxhaj merr mbështetje në Rahovec dhe Mushtisht: Do të festojmë bashkë fitoren me 9 shkurt

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj banorëve të Rahovecit dhe Mushtishtit për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm ndaj tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga takimet me qytetarët, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për arritjen e fitores së madhe më 9 shkurt.

“Falemnderit Rahovec e Mushtisht për mbështetjen e madhe dhe besimin që gjithmonë ia keni dhënë PDK-së dhe mua. Bashkë me ju, do ta festojmë fitoren që po na pret më 9 shkurt,” shkroi Hoxhaj në postimin e tij, të cilin e mbylli me hashtagët #PDK131 dhe #Hoxhaj4.