Hoxhaj: Mini-Shengeni, do ta izolonte Kosovën në rajon

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mosaplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, është një hegjemoni e re serbe në raport për Kosovën.
“Një çështje që ndërlidhet këtu, përveç mosaplikimit në organizata ndërkombëtare, ka një angazhim të Serbisë që edhe në ato organizata që jemi të penalizohemi”, tha Hoxhaj.
“Mini-Shengeni është një rreth i dytë për ta izoluar Kosovën në rajon. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të barabartë pa njohje të ndërsjellë midid Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxhaj.