23:46 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Hoxhaj në Ferizaj: Do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Degën e PDK-së në Ferizaj.

Ai ka premtuar se do të jetë pranë qytetarit dhe se do të bëjë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si edhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar.

“Ditën e sotme e përmbyllëm me një takim mobilizues me Degën e PDK-së në Ferizaj, ku isha bashkë me kryetarin Agim Aliu dhe me deputetët e PDK-së”.

“Anëtarët e PDK-së në Ferizaj i sigurova se do të jenë zëri i vendimmarrjes. Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si rdhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar”.