75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

Hoxhaj: Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës

Ushtrues detyre i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot në Hagë, nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një

proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës e pavarësisë.

Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në Hagë po gjykohet populli i Kosovës.

“Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues.

“Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!”, ka përfunduar shkrimin e tij.

Shkrimi i plotë:

Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!

Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!

Prandaj, paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!