Hoxhaj në një kompani në Ferizaj: “A keni maçinë, që me fut në strugë pak edhe qeverinë” (video)
Ish-ministri i Jashtëm, kandidat për deputet me numër 4 në listën e PDK-së, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar kompaninë “Baliu Furniture” në Ferizaj, e cila eksporton produkte në Zvicër, Austri dhe në Gjermani.
“Diçka për cunga të fortë, në ‘Baliu Furniture’, në Ferizaj”, ka shkruar Hoxhaj mbi videon e publikuar në Facebook.
Në bashkëbisedim me pronarët e kësaj kompanie, Hoxhaj në humor ka thënë se: “A ke farë maçine që njeri mundet me çu në Prishtinë, me fut në strugë pak edhe qeverinë, me gdhendë, me i dhënë formë që i heq sanksionet. A e din që është për cunga të fortë”?

