75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / MSH1

Hoxhaj nga tubimet në Malishevë e Suharekë: Mbështetje reale dhe vullnet i qartë për ndryshim

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në Malishevë, Bukosh dhe Sallagrazhdë të Suharekës, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga banorët e këtyre zonave.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj theksoi se atmosfera dhe energjia e qytetarëve dëshmojnë vullnet të qartë për ndryshim dhe rikthim të përgjegjshmërisë në qeverisje.

“Pritje e ngrohtë, mbështetje reale dhe vullnet për ndryshim”, ka shkruar Hoxhaj, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen ndaj vizionit të PDK-së për Kosovën.