75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 07 Janar 2022 / k.v

Hoxhaj ngushëllon familjen e Kadri Veselit: E dhimbshme vdekja e nënës Ajshe pa pasur të birin afër

Enver Hoxhaj, ish kandidarëti për kryeministër nga PDK, ka ngushëlluar familjen Veseli, për vdekjen e nënës së Kadri Veselit.

Hoxhaj ka thënë se me dhimbje e pikëllim mori lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.

“Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë.”, shkroi ai në Facebook.

Gjithashtu Hoxhaj shprehu ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!