75 Mall Live Search
21:21 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Hoxhaj: Një ditë më parë e kemi ditur që është konfirmuar aktakuza për Kadri Veselin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se vetëm një numër i vogël nga partia kanë qenë të informuar se Specialja ka konfirmuar aktakuzën për Kadri Veselin.

”E kemi ditë një ditë më herët. Kryetari Veseli ka pasë një komunikim me avokatin e tij. Ka qenë një gjendje shoku, e vështirë njerëzore dhe emocionale. Lajmin e kemi ditë vetëm 7-8 persona të PDK-së. Mendoj se atë ditë ka qenë gjendje e vështirë për neve si miq të tij dhe poashtu më e vështirë ditën e nesërme kur është dashtë të dorëzohet në EULEX. Ka qenë një situatë jashtë imagjinatës tonë” përfundon Hoxhaj ne Dukagjini.