75 Mall Live Search
10:25 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

Hoxhaj: Para 35 vjetësh në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit të Kosovës

Në 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar rëndësinë historike të këtij akti, të cilin e cilësoi si gurthemel të shtetit të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar se miratimi i Kushtetutës më 7 shtator 1990 ishte një akt i madh guximi dhe vizioni politik që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“35 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit tonë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë!”, ka shkruar Hoxhaj.