23:24 / E Diele, 31 Korrik 2022 / Gj. Sh

Hoxhaj pas ngjarjeve në veri: Serbia të heq dorë nga politika e Rusisë fashiste në Ballkan

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj pas ngjarjeve në veri ka thënë se Serbia duhet të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan!

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjeton social Facebook, ka thënë se me mendje dhe me zemër është me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim!

“Sot, me mendje dhe me zemër jam me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim! Serbia të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan! Sundimi i ligjit është normë themelore për çdo shtet demokratik. Reciprociteti dhe dialogu janë mjete të vetme demokratike të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Të ruhet qetësia dhe bazuar në rezonin politik, të jemi në mbrojtje të interesave shtetëror të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.