22:45 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Hoxhaj: PDK e voton Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm me këto kushte

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i marrin në konsideratë 3-4 elemente të Partisë Demokratike të Kosovës, e mbështesin Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Në RTK, Hoxhaj ka thënë se PDK mendon se duhet të ketë një fond i cili do të duhej t’i ndihmonte firmat, sektorin privat, t’i paguajnë punëtorët që o kanë larguar nga puna, për shkak të renies ekonomike.


“Nëse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i marrin në konsideratë 3-4 elemente, e mbështesim Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ne mendojmë që duhet të ketë një fond i cili do të duhej t’i ndihmonte firmat, sektorin privat, t’i paguajnë punëtorët që o kanë larguar nga puna, për shkak të renies ekonomike. Të krijohet një fond i dytë i cili do të duhej t’i ndihmojë firmat përmes granteve që të jetojnë. Dhe së treti, Qeveria po iu thotë njerëzve që ta tërheqin 10% e Trustit, e në fakt ishte dashur që ato fonde të tërhiqen nga Buxheti i Kosovës, jo nga buxheti i tyre personal. Nën katër, ne duam që të hiqet TVSH-ja në lëndën e parë që prodhohet në Kosovë.”, ka thënë Hoxhaj.