75 Mall Live Search
22:24 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / S Z

Hoxhaj: PDK i duhet Kosovës më shumë se kurrë

Në një postim të fundit në Facebook, ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati për deputet Enver Hoxhaj ka ndarë foto nga tubimet e zhvilluara në Vushtrri dhe Fushë Kosovë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për PDK-në.

“Hapja e fushatës në Vushtrri dhe Fushë Kosovë tregon fuqinë e qytetarëve tanë. Vushtrria e Fushë Kosova në një zë! PDK i duhet më shumë se kurrë Kosovës!”, shkruan Hoxhaj, duke ftuar qytetarët të mbështesin partinë dhe vizionin e saj për një të ardhme më të fortë dhe të zhvilluar për vendin.

Fotot e shpërndara tregojnë pjesëmarrjen e gjerë dhe entuziazmin e qytetarëve gjatë tubimeve, duke reflektuar mbështetjen që PDK vazhdon të ketë në këto komuna.