10:38 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Hoxhaj: PDK s’bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën

Në kohën kur po bëhen debate të shumta në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, partitë politike kanë filluar të tregojnë pozicionit e tyre karshi kësaj situate.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se PDK-ja nuk shantazhohet dhe nuk do të lejojë që dikush ta marrë peng shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se si parti politike janë të gatshëm të ulen të bisedojnë me të gjitha partitë paralamentare për tejkalimin e krizës insitucionale dhe të zgjedhin një president dinjitoz.

Ai ka theksuar se partia e tij nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

Hoxhaj, po ashtu ka shprehur qëndrimin se barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës, por vetëm thellimin e saj.

Postimi i plotë i tij: