Hoxhaj: PDK s’ka votë për Osmanin, është treguar përçarëse

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, Osmani është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.
PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.