Hoxhaj për Eliot Engel: Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën e shqiptarëve në botë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën e sotme me një falenderim ndaj kongresmenit Eliot Engel.
Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.
Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, ka thënë se Engel është autoritet u pazavendësueshëm politik e moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë e më gjerë.