20:57 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / L K

Hoxhaj për vdekjen e ish-sekretarit amerikan Kissinger: Lamtumirë Boss

Ish-kryediplomati kosovar dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.

Hoxhaj ka shprehur lamtumirën e tij për Kissinger duke e quajtur “Boss” dhe ka treguar se ka pasur rastin që të takohet 3 herë me të. Politikani kosovar është shprehur se ka qenë mrekulli ndjekja e mendimit intelektual të Kissinger për vite me radhë.