Hoxhaj për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit: Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën

Lideri i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit, Smajl Veseli.
Hoxhaj përmes një postimi ka shkruar se shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.
Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!