Hoxhaj: Politika hegjemoniste serbe po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe të Kosovës nga jashtë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar malazezët për ditën e Shtetësisë, duke shtuar gjithashtu se politika hegjemoniste e Serbisë po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe shtetësinë e Kosovës nga jashtë.
“Gëzuar Ditën e Shtetësisë miqve të mi dhe popullit në Mal të Zi! . I shqetësuar se politika hegjemoniste e Serbisë po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe shtetësinë e Kosovës nga jashtë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Happy Statehood Day to my friends & the people in Montenegro! 🇽🇰🇲🇪. Concerned that Serbia's hegemonic policy is challenging Montenegro's statehood from within & Kosovo's statehood from outside!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) July 13, 2024