Hoxhaj premton rritje të pagave për Policinë e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së Enver Hoxhaj, në një postim të tij në Facebook ka thënë që përkrahja gjatë qeverisjes së PDK-së do të bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil.
“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni”, ka shkruar Hoxhaj
Postimi i plotë:
Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni! Krenarë me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniforme!