75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoxhaj: Pse si hoqe ambasadorët e LDK-së? Konjufca: Më 6 prill do të …

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar postin e minsitrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë raportimit të Komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse nuk deshi ta “ngarkonte” me pyetje të rënda, Hoxhaj i parashtroi një pyetje rreth shkarkimit të ambasadorëve, shumica të afërm të PDK-së dhe Hashim Thaçit, shkruan Indeksonline

Më ka ardhur mirë që e ke me marrë këtë post.  E ke një barrë jo të lehtë.  Një shqetësim që e kam, por nuk dua t’jua hedh barrën juve personalisht. Politika e jashtme e Kosovës është reduktuar në taksë. Ju duhet të flisni me kryeministrin dhe institucionet e tjera që t’i jepni qartësi kësaj pune. Pse s’i keni heq ambasadorët e LDK-së”, u shpreh ai.

Ndërsa, Konjufca u shpreh se njëra prej diplomatëve që do t’i skadojë mandati është Teuta Sahtqija, e cila ishte pjesë e LDK-së.

“Me 6 prill kthehet”, u shpreh ministri i MPJ-së. /Indeksonline/