75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / k.v

Hoxhaj reagon pas dorëheqjes së Zoran Zaev-it

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin.

Tutje, ai ka thënë se Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!

Ky është statusi i plotë në Facebook:

Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!