09:45 / E Diele, 14 Prill 2024 / Gj. Sh

Hoxhaj reagon për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, tregon se çfarë duhet të bëjë Kosova

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se këto janë ngjarje që tregojnë se Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe, siç u shpreh ai, deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, “…gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore!”.

“Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, është ky shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt.