75 Mall Live Search
17:57 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj: Serbia dëshiron të sfidojë NATO-n dhe KFOR-in?

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të gjeneralit të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili tha se Rusia do të vazhdojë ta përkrahë vendin e tij si partner strategjik.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilloviq gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Hoxhaj në Twitter, duke thënë se mesazhet dhe kërcënimet serbe ndaj Kosovës janë gjithnjë e më të shpeshta.

“Mesazhet dhe kërcënimet e forta nga ana e Serbisë janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta. Sot, gjenerali Mojsilloviq ka deklaruar se kanë përkrahjen e Rusisë sa i përket Kosovës. Çfarë duan ata? Të sfidojnë NATO-n, ushtarët e KFOR-it. Kaq nga Serbia “evropiane”, shkruan Hoxhaj në llogarinë e tij.