75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Hoxhaj takim lamtumirës me Kosnett: Kosova përjetësisht i është mirënjohëse ShBA-së

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbajtur një takim lamtumirës me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett. 

Hoxhaj ka thënë se ambasadorit i shprehu falenderim e mirënjohje për bashkëpunim dhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm e mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përgjatë viteve. 

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Në takim lamtumirës me ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Ambasadorit i shpreh falenderim e mirënjohje për bashkëpunim dhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm e mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përgjatë viteve. 

Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-së, roli i së cilës për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës, është i pazëvendësueshëm!