16:34 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Hoxhaj takon ambasadorin amerikan: Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, së bashku me deputeten Ariana Musliu-Shoshi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phillip Kosnett.

Në këtë takim u bisedua për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve.

“Së bashku me deputeten Ariana Musliu Shoshi, sot prita në takim mikun tim Artan Grubi, zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, me të cilin folëm për dy çështje me rëndësi jetike për rajonin dhe për shqiptarët, që janë procesi i regjistrimit civil të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe organizimi i një takimi bilateral të qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, një çështje të cilën e kemi diskutuar sa kam qenë zëvendëskryeministër”.

Hoxhaj tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”.