75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / k.v

Hoxhaj takon degët e PDK-së në Skënderaj dhe Drenas, i falënderon për angazhimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit. Kështu thuhet në një postim në faqen e PDK-së në Facebook.

Hoxhaj takimet i ka filluar në në Skënderaj dhe në Drenas, ku ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve, me të cilët ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës më tej.

“Kryetari Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në postimin e PDK-së.