14:16 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Hoxhaj takon farmacistët: Me Rimëkëmbjen shëndetësore do t’i ulim çmimet e barnave në tërë Kosovën

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me planin e rimëkëmbjes shëndetësore, do ta funksionalizojnë udhëzimin administrativ, i cili përcakton çmimet e barnave në Kosovë duke i bërë ato më të lira.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie.

“Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën. “, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave ?dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.

Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve!