Hoxhaj takon fëmijët e dëshmorëve, u premton kujdesin e shtetit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shumë fëmijë të dëshmorëve. Hoxhaj gjatë takimit u ka premtuar se shteti do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjve taonë, që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës.
Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja pune dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, në veçanti për të rinjtë. Si parti e dalë nga lufta dhe si parti e shtetndërtimit, dhe si kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për t’i përmbushur zotimet tona. Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!