75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 23 Prill 2021 / A. M.

Hoxhaj takon pensionerët, kërkon nga Qeveria t’ua kthejë shtesat financiare për ta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, këtë të premte ka takuar Mybera Verbovci-Kasumi, kryetare e pensionisteve të Kosovës dhe Shaban Kajtazi, kryetar i pensionistëve të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj tha se i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta.

“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, kreu i PDK-së thotë se do të kërkojnë nga Qeveria dhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për pensionistët.