75 Mall Live Search
17:33 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj thotë se Prizreni gjithmonë e përcakton fituesin e zgjedhjeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë një vizite në degën e PDK-së në Prizren ai ka thënë se ky qytet gjithmonë e përcakton fituesin e zgjedhjeve.

“Atmosferë e mrekullueshme në Prizren në mesin e strukturave të PDK-së. Po shohim çdo ditë angazhim dhe rritje të përkrahjes në njërën prej bastioneve të partisë. Së bashku me Kujtim Gashin, Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin u nderuam nga mikëpritja e tyre. Prizreni çdoherë përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe kryeministrin e ardhshëm, dhe ai do të jetë Kadri Veseli.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.