75 Mall Live Search
22:54 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj: Tuzi shqiptar, një fitore historike

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka uruar për fitoren e shqiptarëve në komunën e re të Tuzit.

Hoxhaj e ka quajtur historike dhe fitore kuq e zi, rezultatin e sotëm të zgjedhjeve komunale.

“Tuzi shqiptar. Një fitore për histori. Urime koalicionit të partive shqiptare të cilat u bën bashkë për interesin e qytetarëve shqiptarë duke lënë anash inatet e politikës ditore. Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij. URIME KUQ E ZI ? ⚫️”ka shkruar Hoxhaj në Facebook.