75 Mall Live Search
18:57 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / S Z

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në një postim në Facebook, ai ka shkrur se për të takimi me ata ishte emocional dhe i rëndësishëm.

“Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron”, ka thënë Hoxhaj.