13:43 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoxhaj: Vjosa Osmani aderoi në Vetëvendosje, është koalicion për poste e karrige

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është pyetur për koalicionin midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Sipas tij, Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje.

“Pyetjen që e shtroni ju nuk ka të bëjë me situata që kanë ndodhur para 10 vjetëve apo 100 vjetëve, edhe në vjeshtën e 2019-s u tha që kishte koalicion të shpresës, doli koalicion i mashtrimeve, si koalicion i karrigeve e posteve, tregon që Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, tha ai.

Hoxhaj thotë se është i bindur se del i pari nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.