Hoxhaj: Zgjidhja është në kutitë e votimit, nesër është votë historike
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar politik, duke theksuar se nesër pritet një votë historike.
Ai tha se pas zhvillimeve politike gjatë vitit 2025, Kosova nuk ka përjetuar më parë një situatë ku qytetarët shkojnë vazhdimisht nga një palë zgjedhje në tjetrën, prandaj zgjidhja duhet të vijë përmes votës.
“Ajo se çka mund të ndodhë nesër është një votë historike. Do të duhet të votojnë PDK-ja dhe partitë e tjera në opozitë. Ajo se çka ka ndodhur gjatë vitit 2025 nuk njeh një situatë ku një popull shkon nga zgjedhjet në zgjedhje. Zgjidhja është në kutitë e votimit nesër,” tha Hoxhaj, në RTV21.

