Hoxhaj: Zhvillimi i bujqësisë – prioritet i qeverisjes së PDK-së
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në fshatin Mamushë të Prizrenit, ka thënë se zhvillimi i bujqësisë është prioritet i qeverisjes së PDK-së.
Zëvendëskryeministri, në detyrë e njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur se PDK partia e tij është mbështetëse e një ekonomie të fuqishme, ku bujqësia dhe bizneset, do të mund të konkurrojnë si të barabarta në tregjet rajonale dhe evropiane.
Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës e dinë se PDK në katër vitet e ardhshme do të kujdeset për mirëqenien e tyre.
Ky është statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Në Mamushë të Prizrenit, me mbështetës të shumtë për ta bërë Kadri Veselin kryeministër të ardhshëm.
PDK është mbështetëse e një ekonomie të fuqishme, ku bujqësia dhe bizneset do të mund të konkurrojnë si të barabarta në tregjet rajonale dhe evropiane.
Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i PDK-së në qeverisjen e ardhshme.
Qytetarët e Kosovës tashmë e dinë që PDK në #4 vitet e ardhshme do të kujdeset për mirëqenien e tyre, jetën e tyre dhe do të ndërtojë të ardhmen për të gjithë dhe për shtetin.
Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112
