75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Hoxhajn mbrëmë gjatë tubimit në Skënderaj e telefonoi Kadri Veseli, ja çka i tha

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, mbrëmë ka marë një telefonatë nga Kadri Veseli. 

Në një video të publikuar nga tubimi madhështor që ka mbajtur PDK-ja mbrëmë në Skënderaj, Hoxhaj me të marrë fjalën tregon që sapo ka biseduar me Veselin, i cili e ka pyetur ku je? Hoxhaj nga Drenica thotë që dhimbjen e përjetuar më 5 nëntor, PDK-ja e ka shndërruar në forcë dhe vullnet të ri.

Me të dëgjuar këto fjalë, të pranishmit në sallë ngriten në këmbë duke brohoritur dhe duartrokitur.

Më thirri kryetari i partisë Kadri Veseli dhe më pyeti. Më tha ku je? I thash natyrisht në Drenicë, ku tjetër. Kjo telefonatë të cilën unë e mora tregon se sa më dhimbje dhe sa me krenari ne si PDK hyjmë në këto zgjedhje. Kjo tregon se si ne kemi arritur që dhimbjen, mllefin, që e kemi përjetuar, më 5 nëntor sot këtu në Skenderaj, po më herët isha në Mitrovicë, në Vushtrri dhe kudo në Kosovë e kemi shndërruar në vullnet të ri, e kemi shndërruar në forcë të re dhe PDK-ja po fiton fuqishëm, më 14 shkurt“, tha ai.