75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Z S

Hoxhë Kryeziu u bënë thirrje qytetarëve: Edukojini fëmijët larg dhunës, pa armë

Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë varrosur sot.

Pas varrimit hoxhë Xhevat Kryeziu ka adresuar një apel për qytetarët që edukojnë fëmijët për një jetë pa dhunë dhe pa armë.

“Ne sot morëm pjesë në një varrim të dy djemve të rinj që fatkeqësisht vdekja e tyre ishte e dhimbshme, e rëndë e motivuar. Por, apeloj te populli shqiptar që t’i edukojë fëmijët, familjet tona, njerëzit tanë që të mos na ndodhn më e keqja se vetëm Zoti ka të drejtë të marrë shpirt, ne të tjerët nuk kemi të drejtë. Unë kam ndërmjetësuar parmbrëmë, kam qenë te familja Slivova, një familje e fortë, ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Kemi filluar që ta normalizojmë situatën, që t’i ftohim gjakrat. Dhe po shpresojmë që në këtë familje do të jemi të shohim se çka do bëjmë”, tha hoxhë Kryeziu.

Më tej Kryeziu ka thënë se pavarësisht së gjakmarrja është ndalur, rastet e vrasjeve nuk po ndalen.

“Unë vij nga lëvizja e pajtimit të gjaqeve, këto 35 vjet jemi marrë me këtë fenomen, por fatkeqësisht që nuk po ndalen rastet. Por, kemi arritur të bëjmë një punë të madhe dhe e kemi ndalur gjakmarrjen. Kemi punuar që të mos bëhet hakmarrje. Vrasjet po bëhen, por gjakmarrjet s’po bëhen. Kështu që urojmë që i madhi Zot të na ndihmoj që të mos kemi as gjakmarrje, as vëllavrasje se na duhet jeta, na duhet bashkimi. Vetëm kur jemi të bashkuar arrijmë synimet tona, qëllim tonë, në këtë rrugëtim të shtetndërtimit tonë. Vetëm kur jemi të bashkuar, kur jemi unikë është arritja dhe fitorja jonë”, ka thënë ai.

Pasditen e së mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy të rinj mbetën të vrarë pasi pas të shtënave me armë zjarri nga një person tjetër.

I dyshuari për këtë vrasje, menjëherë u raportua se është Jon Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga policia.

Fillimisht u raportua se nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vdekur dhe një e një tjetër i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës./Indeksonline/