11:42 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoxhë Maliqi mirënjohës Kosnett-it për mbështetjen e madhe ndaj komunitetit mysliman

Hoxhë Labinot Maliqi i është mirënjohës Ambasadës Amerikane në Kosovë, veçmas ambasadorit amerikan Philip Kosnett, për konsideratën dhe mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që i bëjnë komunitetit mysliman.

“Disa nga të drejtat dhe liritë që na janë mohuar padrejtësisht nga politikbërësit tanë, askush më shumë se Ambasada Amerikane nuk është duke bërë që ato të drejta të na rikthehen dhe t’i gëzojmë në praktik. Ato liri dhe të drejta janë të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadës Amerikane në Kosovë, veçmas ndaj shkelqësisë së tij, ambasadorit amerikan z. Kosnett dhe stafit të tij nga Zyra për të Drejtat e Njeriut, për konsideratën dhe mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që i bëjnë komunitetit tonë mysliman.

Disa nga të drejtat dhe liritë që na janë mohuar padrejtësisht nga politikbërësit tanë, askush më shumë se Ambasada Amerikane nuk është duke bërë që ato të drejta të na rikthehen dhe t’i gëzojmë në praktik. Ato liri dhe të drejta janë të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Departamenti Amerikan i Shtetit që tre vite radhazi në raportin e publikuar për Kosovën, e përmend qarkoren administrative të Ministrisë së Arsimit, ku pa të drejtë vajzave të cilat bartin shaminë ju mohoet e drejta për të vijuar shkollimin fillor dhe të mesëm publik.

Edhe njëherë, jo vetëm unë por gjithë komuniteti mysliman është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që gëzojmë në të gjitha nivelet, e veçmas edhe në atë fetarë. E falënderoj Zotin që ju kemi!