75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Hoyt Yee flet për takimin e Berlinit: Një mundësi e mirë për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee, tha se takimi i 29 prillit në Berlin nuk do të jetë “tani ose kurrë”.

Yee tha se takimi në mes  presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi nuk është vendimtar për dialogun Serbi-Kosovë, por që është një mundësi e mirë për diskutim.

“I jap përkrahje Gjermanisë dhe vendeve të tjera që të vazhdojnë të organizojnë këto takime për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë besoj se është shumë e mirë të diskutohen hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës, që të ndodhë ndonjë përparim, pra diçka e re. Unë mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë-pragmatisht, politikisht, diplomatikisht, pra kjo nuk është diçka për t’u diskutuar”, ka thënë Yee.

Ai tha se Serbia duhet të vendosë nëse ajo shkon drejt BE-së me Rusinë, pasi që sipas tij është e pamundur që Serbia të dëshirojë anëtarësim në dy organizata të ndryshme në të njëjtën kohë.

“Nuk ka asnjë të keqe në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, nuk ka ndonjë arsye për ndërprerje, por nëse Serbia dëshiron të bashkohet në BE, duhet qartë të themi se nuk duhet të krijojë tensione-për shkak se politika e jashtme në këtë rast duhet të harmonizohet me Bashkimin Evropian, në vend të çdo vendi tjetër”, tha ai.

Duke folur për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2021, Yee tha se kjo nuk është reale dhe është e dëmshme se si Ballkani Perëndimor po zbaton reformat, por që BE-ja nuk ka zbatuar të njëjtën gjë.

“Nuk ka nevojë të heqë dorë nga integrimi evropian, por është e rëndësishme që të jenë të sinqertë se si janë shanset në këtë rrugë. Për shkak të pretendimeve se kjo nuk është e sigurt dhe se disa vende mund të bëhen anëtarë në vitin 2025, jo vetëm që nuk ndihmojnë ata që kanë nevojë për të kryer reformën por gjithashtu inkurajon zyrtarët e korruptuar për t’u treguar njerëzve që do të ndodhë anëtarësimi për dy,tre apo pesë vjet dhe u jep atyre më shumë oksigjen se sa ata meritojnë”, tha tutje Yee.

Ai gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare aktualisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se BE e rajoni i ShBA-së nuk i kushtojnë rëndësi kësaj dhe se është e rëndësishme që BE-ja dhe ShBA-të të kenë një qastë të unifikuar.

“Ne gjithashtu duhet të dimë nëse  nuk reagojmë menjëherë, gjërat do të bëhen shumë më keq”, tha ai./Indeksonline/