10:11 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

HQ Trivia debuton zyrtarisht në Android

HQ Trivia, aplikacioni i cili rezultoi një hit në iOS, më në fund debutoi në Android.

Zhvilluesit pas aplikacionit prej disa muajsh kanë punuar në zhvillimin e një versioni për Android i cili është i disponueshëm sot për të gjithë.

Megjithatë ai është ende në fazë beta. Për ata që nuk kanë dëgjuar më parë rreth tij, HQ Trivia është një aplikacion ku lojarët përgjigjen disa pyetjeve me alternativa.

Nësa ata nuk përgjigjen si duhet atëherë përjashtohen por kushdo që u jep përgjigje të gjitha pyetjeve, fiton para. Dhe ndryshe nga bitcoin, bëhet fjalë për para prej së vërteti.

HQ Trivia debutoi në iOS dhe menjëherë u shndërrua në hit. Përdoruesit Android prej muajsh prisnin aplikacionin.

Tashmë disa javë më pas, HQ Trivia mund të shkarkohet në Google Play Store në beta.

Intermedia Labs lançoi aplikacionin Android natën e vitit të ri. Çdo ditë luhen dy lojëra, në 3AM dhe 9PM me orën tonë lokale.

Temat: