Legjenda po plaket, sot mbush 49-vjeç (Foto)
Sot feston ditëlindjen legjenda e Formula 1, Michal Schumacher.
Gjermani sot mbush 49 vjeç, por që ende është në gjendje të rëndë pas aksidentit vite më parë me ski, shkruan IndeksOnline.
Michael pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë skijimit në Meribel në Alpet Franceze më 29 dhjetor 2013.
Në prill të vitit 2014, “Schumi” u largua nga koma dhe u zhvendos në një spital në Lausanne në Zvicër, përpara se të kthej gjatë muajit shtator në shtëpi.
Ende nuk ka ndonjë lajm zyrtar nga familja e gjermanit.
“Nuk duam ta bëjmë shumë publike, e ruajmë privatësinë e tij nga publiku. E kemi thënë shpesh herë, se kemi të bëjmë me diçka serioze”, këto janë gjithçka që dimë nga gjendja e Schumacherit./IndeksOnline/