75 Mall Live Search
13:03 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Abazoviq flet shqip nga Ulqini, paralajmëron formim të shpejtë të Qeverisë!

Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka paralajmëruar se qeveria e re malazeze do të formohet brenda dy jave.

Ndonëse thotë se nuk preferon të flas me data, zv-kryeministri është shprehur optimist se ky proces do të përmbyllet shpejt.

Nga Ulçini, Abazoviq beson se Lëvizja Qytetarë do t’i fitoj zgjedhjet e sotme.

“Mendoj se fitorja jonë nuk vihet në pikëpyetje. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”, tha Abazoviq transmeton Indeksonline.

Sa i përket, vonesa për formimin Qeverisë, Abazoviq e ka ndërlidh këtë me zgjedhjet lokale, sipas tij, disa parti kanë kalkuluar për shkak të zgjedhjeve të sotme.