75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / Gj. Sh

“16 armë, 100 mijë euro, unaza e qafore” – Mozzik, tregon çfarë i vodhën hajnat në shtëpi

Reperi kosovar Mozzik, ka njoftuar se të shtunën i është plaqkitur shtëpia e tij.

Ai përmes një postimi në facebook ka treguar se hajnat kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë 100mijë euro, orë , unaza , zingjira , ari.

Përveç parave i janë vjedhur rreth 15/16 armë me leje dhe komplet sistemin e camerave.

Ndërsa ka falënderuar policinë për angazhimin.

Postimi i plotë:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)

 Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

 Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë  në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi !