75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / MSH

60% e qytetarëve thotë se politikanët janë të pandëshkueshëm, 75.5% do ta raportonin korrupsionin

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Aty janë shpalosur të gjetura nga Botimi i Shtatë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Arbrësha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLSP-së, tha se 60% e qytetarëve mendojnë se politikanë ka pas gjasa që të dënohen, duke i konsideruar të pandëshkueshëm.

Përderisa 64.2% thonë se thonë se gjykata e prokuroritë janë të ndikuara nga politika, përderisa Polcia shihet më pak e ndikuar.

Ajo ka sqaruar se 75.5% e qytetarëve janë të gatshëm që ta raportojnë korrupsionin, përderisa vetëm 2% mendojnë se merren masa disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.