13:48 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / L K

LDK: Nuk do të lejojmë që theqafja e Kurtit të bëhet theqafje për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se situata e tensionuar në katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, i kontribuon interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.