75 Mall Live Search
14:32 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

Afrona hap sallon estetik në Zvicër, merr urime të shumta

Afrona Dika dje ka qenë nikoqire e një mbrëmjeje tëjet festive.

Modelja ka inauguruar sallonin e saj të estetikës “Grace Aesthetic” në Zurich të Zvicrës.

Krahas Afronës ishin mikeshat e saj dhe patjetër, bashkëshorti Blero.

Modelja ka kohë që është duke punuar në këtë biznes i cili do të ofrojë shërbime të shumta estetike.

Afrona ka ndarë shumë momente nga kjo mbrëmje, teksa ka falendëruar ata që e përkrahen në këtë rrugëtim.

“Përsëri, dëshiroj të falendëroj të gjithë miqtë dhe familjen që erdhen dje. Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të lumtur për këtë që bëmë dhe me ne fund mund t’iu mirëpresim në Grace Aesthetic” shkroi modelja në Instagram.

Krahas postimit, ajo mori urime të shumta për këtë hap në karrierën e saj.

Një nga personat që e uruan është edhe ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta Krasniqi.

“Urime zemer. Ju shkoftë mbarë” komentoi Teuta, për të marrë përgjigje nga Afrona “flm shumë zemer”.